Udhëzues për përdorimin e Fjalorit
1. Zërat e fjalësit serbisht janë dhënë me shkronja të zeza dhe janë radhitur sipas rendit alfabetik latin të kësaj gjuhe. Gjuha moderne serbe, siç dihet, ka dy alfabete - cirilik dhe latin. Për arsye më praktike për përdoruesit shqipfolës, është zgjedhur alfabeti i fundit.
2. Te fjalësi i serbishtes nuk e kemi shënuar theksin për arsye të karakterit të tij kompleks. Theksi është, për ta thënë më butë, mësimi më pak i preferuar kur bëhet fjalë për gjuhën serbe, sidomos për të huajt. Norma e gjuhës serbe ka katër thekse (në disa dialekte ka vetëm dy, apo edhe vetëm një theks): theksi i shkurtër zbritës ( \\ ), theksi i gjatë zbritës (^), theksi i shkurtër ngjitës ( \ ), theksi i gjatë ngjitës ( / ), dhe theksimi i saktë i fjalëve është punë e vështirë dhe nuk mund të mësohet lehtë pa njohuri të posaçme teorike. P.sh. kështu do të dukej akcentimi i fjalëve në serbisht: bílo (ishte), bìlo (pulsi), gȍri (më i keq), gòri (po digjet, po merr flakë).
3. Foljet që serbishtja në fjalor i paraqet në infinitiv (jesti, raditi), pjesa shqipe i ka në vetën e parë njëjës të së tashmes së dëftores (ha, punoj), kurse rasuđivati se – me pësoren gjykohem.
4. Gjegjëset e fjalëve serbe në shqip janë dhënë vetëm në trajtën e pashquar, sikurse te fjalori i shqipes standarde, për të mos krijuar më shumë forma. P.sh. brbljivac – fjalaman, llafazan (jo fjalaman,-i, llafazan,-i), sepse çështjet e tilla të trajtës së shquar dhe të pashquar i trajton gramatika e jo fjalori.
5. Sikurse thuhet shprehimisht, detyra e një fjalori është që të japë fjalën për fjalë, fjalinë për fjali (H. Kaleshi), dhe autorët e këtij Fjalori janë përpjekur ta bëjnë këtë, për fjalën serbe kanë dhënë gjegjësen shqipe, pa përshkrime të gjata, përveçse në raste të rralla kur ka munguar ekuivalenti shqip.
6. Shumë fjalë dihet se kanë më tepër se një kuptim, prandaj kur ka qenë e nevojshme janë dhënë edhe kuptimet e ndryshme të tyre në përdorim si dhe format sinonimike.
7. Frazeologjia paraqet shpirtin e gjuhës, prandaj kujdes i veçantë i 12
është kushtuar edhe kësaj fushe, që te fjalorët e mëparshëm shpesh nuk është trajtuar si duhet, del shumë e ngatërruar dhe e paqartë:
Tiha voda breg roni (dere) – uji i qetë rrëzon bregun, mos ia shih gunën, por shihja punën (Fjalor serbokroatisht-shqip, 1986, 952) – ekuivalenti i saktë: Puna pa nda shemb një kala.
Prema svecu i tropar - kthen gëzofin kah fryn era (Fjalor serbokroatisht-shqip, 1986, 840) – ekuivalenti i saktë në shqip: Sipas vendit bëhet kuvendi.
Shkurtimet
anat. term në anatomi
astr. term në astronomi
biol. term në biologji
bised. i ligjërimit bisedor
bot. term në botanikë; emërtim për bimë
det. term në detari
dial. dialektizëm
dim. diminutiv
drejt. term në drejtësi
elektr. term në elektrikë
ek. term në ekonomi
farm. term në farmaceutikë
fet. fjalë a shprehje fetare
fig. kuptim i figurshëm
fiz. term në fizikë
fraz. shprehje frazeologjike
gram. term në gramatikë
geogr. term në gjeografi
gjeol. term në gjeologji
gjeom. term në gjeometri
gjuh. term në gjuhësi
hist. historicizëm
iron. me ironi
keq. me kuptim keqësues
kim. term në kimi
kish. term kishtar
kol. kolektiv
kompj. term i kompjuterit
kra. shkalla krahasore
krahin. fjalë a shprehje krahinore
kul. kulinari (gjellëtari)
let. term në letërsi
libr. i ligjërimit libror
lidh. lidhëz
mat. term në matematikë
min. term në mineralogji e në miniera
mjek. term në mjekësi
muz. term në muzikë
ndajf. ndajfolje
num. numëror
pasth. pasthirrmë
patol. term në patologji
pejor. pejorativ (përbuzës)
përk. me ngjyrim përkëdhelës
përmb. përmbledhës14
pol. term në politikë
religj. term i religjionit
rr. rreshtor
sin. sinonim
sport. term në sport
sh. numri shumës
teatër. term në teatër
tek. term në teknikë
treg. term në tregti
th. themelor
usht. term në ushtri
veter. term në veterinari
zool. term në zoologji; emërtim për kafshë
zvog. me kuptim zvogëlues
zharg. zhargon
Kategoritë gramatikore
f. emër i gjinisë femërore
m. emër i gjinisë mashk.
parafj. parafjalë
mb. mbiemër
ndajf. ndajfolje
pj. pjesëz
as. emër i gjinisë asnjanëse
kr. trajta e kryer
kr./pakr. trajta e kryer/e pakryer
pës. trajta pësore
lidh. lidhëz
për. përemër